Veseli: Ta formojmë Tribunalin Ndërkombëtar dhe t’i sjellim para drejtësisë kriminelët serbë

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sot ishte në Mitrovicë dhe në vazhdën e aktiviteteve ishte edhe ai i vizitës në muzeun e këtij qyteti.

Teksa i ka parë fotografitë ku pasqyrohen krimet serbe në Kosovë, ai e ripotencuar nevojën e krijimit të Tribunalit, në mënyrë që të dënohen të gjithë kriminelët që sot jetojnë të lirë dhe të padënuar.

“Sot në Muzeun e qytetit në Mitrovicë vizitova ekspozitën “Imazhe nga zonat e luftës 1998-1999”, të autorit Izedin Krasniqi. Fotografitë e ekspozuara dëshmojnë krimet dhe dëmet që ka bërë Serbia në Kosovë”.

“Derisa kriminelët që kanë kryer gjenocid e masakra në Kosovë janë të pagjykuar dhe të lirë në Serbi, ne vazhdojmë vetëm të kujtojmë dhimbjet dhe plagët e hapura. Prandaj duhet të veprojmë e ta formojmë Tribunalin Ndërkombëtar dhe t’i sjellim para drejtësisë të gjithë kriminelët serbë që kryen gjenocid dhe krime çnjerëzore në Kosovë”, ka shkruar Veseli në Facebook, ku postoi edhe disa fotografi nga kjo vizitë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit