Veseli thotë se vetëm konsensusi i brendshëm na “shpëton” nga sherret e Serbisë

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është parë sot paksa i hidhëruar nga injorimi i  sotëm që i bëri opozita ftesës se tij për takim të përbashkët. Sipas tij populizmi nga i cili ka përfituar Vetëvendosje zgjedhjet është dëshirë e gjitha partive.

“Populizmi nga i cili ka përfituar Vetëvendosje në zgjedhje është dëshirë e gjitha partive”, tha Veseli në konferencën për media ku bëri të ditur se kërkesa për një takim tē tillë ka qenë nga opozita.

“Sot patëm një takim që ka të bëjë me arritjen e koncensusi  të përbashkët për procesin e dialogut. Tradita e konsensusit të brendshëm ka qenë një traditë e mirë që e kemi pasur, rezultatet janë historike. Takimin e sotshëm kanë marr pjesë vetëm përfaqësuesit e pozitës, kanë qenë vetëm liderët e koalicionit qeveritar. Kërkesa e sotshme për takim ka qenë më shumë kërkesë e opozitës që u është bërë përfaqësuesve të BE dhe ambasadorit të SHBA-së, dhe Natalya Apostolova”, tha Veseli.

Sipas tij  takimet me Serbinë nuk janë aspak të privilegjuara, por siç tha ai sherret me Serbinë duhen përfunduar për hir të së ardhmes që Kosova ka para vetes.

“Nevoja e akomodimit të dialogut është legjitime e opozitës. Me Serbinë të ulesh sot nuk është privilegj por sakrifice. Përfundimi final i sherreve me Serbinë po bëhet për hir të fëmijëve tanë dhe për ta ruajtur axhenden tonë euroatlantike”, u shprehë Veseli./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit