“Vetë shteti ka ndikuar në krimet tona”, të burgosurit e Peqinit revoltë: Kërkojmë amnisti të përgjithshme, të përgjysmohen dënimet

Mos i humb

Revoltë e të burgosurve të burgut të Peqinit, të cilët për çdo krim të kryer nga ata vetë deklarojnë se qëndron shtetit. Në një letër drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, Presidentit të Republikës, Kryeministrit të Shqipërisë dhe ministrisë së Drejtësisë, të burgosurit e Peqinit kërkojnë amnisti të përgjithshme për të gjithë, përgjysmim të dënimeve dhe dënimet me burg të përjetshëm të ulen në 20 vite.

Sipas tyre, kjo kërkesë merr shkak nga situata e rëndë ekonomike e familjeve dhe pretendimit se shteti vetë ka qenë një ndikues i madh në krimet për të cilat janë dënuar .

LETRA E PLOTË

“Ne të burgosurit e burgut të Peqinit, duke marrë shkak situatën e rëndë ekonomike të familjeve tona, situatën e paprecedentë në gjykatat shqiptare dhe padrejtësitë e bëra nga sistemi i drejtësisë në këto tre dekada ku shteti vetë ka qenë një ndikues i madh në krimet dhe dënimet tona, pasi:

– pas pothuaj çdo vrasjeje qëndron edhe faji i shtetit që i pajisi të gjithë me armë,
– pas pothuaj çdo prodhimi apo trafikimi droge qëndron edhe faji i shtetit që nxiti këtë aktivitet për ta shfrytëzuar për fushata elektorale,
– pas pothuaj çdo vjedhjeje apo grabitjeje qëndron edhe faji i shtetit që nuk krijoi mundësira të tjera jetese.

– pas situatës absurde të burgjeve shqiptare, ku numri i të burgosurve për numër popullsie ia kalon dyfishit të mesatares së Europës, qëndron edhe faji i shtetit që e la sistemin e drejtësisë në duart e gjyqtarëve dhe prokurorëve të paaftë dhe të korruptuar ku më shumë se gjysma e tyre janë shkarkuar në procesin e vettingut, kërkojmë miratimin e një amnistie të përgjithshme ku:

1-  Të gjithë dënimet e dhëna ndaj të burgosurve aktualë të përgjysmohen.
2- Të gjithë dënimet me burgim të përjetshëm të dhënë ndaj të burgosurve aktualë të kthehen në 20 vite burgim.
3- Të gjithë të paraburgosurit aktualë të kenë të njëjtat përfitime sa më sipër pas dhënies së vendimit nga gjykata.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit