“Vetëdija publike do të jetë shtysë për financat islame në Turqi”

Mos i humb

Turqia duhet të rrisë vetëdijen publike për financat islame për t’i dhënë shtysë pjesëmarrjes së këtij sektori në treg, tha të martën një zyrtar i lartë i Këshillit të Përgjithshëm për Bankat Islame dhe Institucionet Financiare (CIBAFI).

“Tani po bëhen punë me rregullime të plota për bankën islame veçmas, por mendoj se një nga pikat kyçe që duhet të adresojmë është ndërgjegjësimi i publikut në nivele të ndryshme”, tha Abdelilah Belatik, sekretar i përgjithshëm i CIBAFI-it me bazë në Bahrein, i cili përfaqëson industrinë e shërbimeve financiare në nivel global.

Belatik e quajti synimin e Turqisë për rritjen e pjesëmarrjes së bankave islame në 20 për qind deri në vitin 2023 ambicioz, por të arritshëm. “Forumi Global i CIBAFI-t, mbledhje vjetore e këshillit për të diskutuar financat islame, do të mbahet në Turqi në prillin e ardhshëm”, tha Belatik.

Organizata ndërkombëtare, e lidhur me Organizatën e Bashkëpunimit Islam (OBI), ka afër 120 anëtarë nga 32 vende. Belatik tha se vendet si Turqia dhe Indonezia dhe rajonet si Azia Qendrore dhe Afrika janë të rëndësishme pasi ato kanë potencial të madh rritjeje në sektorin e financave islame.

“Lindja e Mesme ka pjesën më të madhe të këtij tregu, por në tre deri pesë vitet e fundit, rritja ndodh veçanërisht në shtetet jashtë kufijve të Lindjes së Mesme. Sepse në këto tregje, bankat islame ende nuk janë shumë të mëdha”, tha Belatik.

“Mirë për stabilitetin financiar”

Belatik tha se janë duke punuar me vendet që nuk kanë infrastrukturë dhe rregullore për financat islame, për t’u treguar atyre rolin e saj në ekonomi. “Ne duam t’u tregojmë atyre se ekziston diçka pa marrë parasysh fenë”, theksoi ai.

“Ne flasim për atë që financat islame mund të bëjnë për ekonominë, zhvillimin e qëndrueshëm, papunësinë, investimin e përgjegjshëm dhe financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Pastaj ata do të fillojnë të jenë më të hapur për financat islame”, shtoi Belatik.

Duke nënvizuar rëndësinë e financave islame për stabilitetin financiar, Belatik tha, “Kur keni banka islame në vend, sistemi financiar është më i qëndrueshëm, sepse nuk do të krijohen borxhe ekstreme për shkak të efektit të levës financiare e cila është e varur nga kamata”.

Ai tha se organizatat ndërkombëtare si FMN dhe Banka Botërore kanë filluar të promovojnë këtë sektor, pasi ai është një biznes i drejtë dhe mund të mbështesë financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Belatik potencoi se madhësia e sektorit të financave ndërkombëtare është tetë deri në dhjetë herë më i madh se prodhimi bruto vendor i përgjithshëm në botë dhe se me financa islame pabarazia e tillë është e pamundura.

“Çfarëdo që duhet të bëni, ju duhet të keni një bazë të aseteve. Nëse i zbatoni financat islame, nuk do të përballeni me kriza financiare, pasi ato janë më elastike përballë krizave”, u shpreh Belatik./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit