Vetëm 14-vjeçe, vajza shqiptare shpallet kampione e matematikës në Zvicër

Mos i humb

Një vajzë shqiptare, vetëm 14-vjeç, është shpallur kampione e matematikës në Zvicër.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, përmes një postimi në facebook.

Më lejoni tua prezantoj Dorea Robellin, kampionen e kantonit të Cyrihut në Matematikë!

Po, në matematikë. Tashmë jemi mësuar që diaspora jonë të na e flladitë shpirtin me suksese të shumta në art e sport.

Po ja që gama e sukseseve po rritet e po shtrihet edhe në fusha që dikur konsideroheshin të pa mundura për ne. Dorea është 14-vjeçare. Mbajeni mend këtë emër! Të lumtë!” , ka shkruar Çitaku.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit