Vetëm Maudet nga FDP/PLR siguron postin në raundin e parë

Mos i humb

Në zgjedhjet për ekzekutivin e Kantonit që u mbajtën sot në Gjenevë, vetëm drejtori aktual i drejtësisë, Pierre Maudet nga FDP/PLR ka arritur të sigurojë që në raundiun e parë postin edhe për një mandat.

Të gjithë kandidatët tjerë për ekzekutivin që ka 7 vende, duhet të provojnë veten në raundin e dytë, që mbahet më 6 maj.

Në zgjedhjet për Parlamentin e Kantonit të Gjenevës ndërkaq, që po ashtu janë mbajtur sot, partitë SVP/UDC dhe MCG kanë pësuar humbje të mëdha.

MCG ka humbur 9 nga 20 vendet që kishte ndërsa SVP/UDC i ka me të renë gjithsej 8 vende, ose 3 më pak se që ka pasur deri tash.

Partia që edhe deri tash ishte më e madhja në këtë parlament, FDP/PLR ka shtuar numrin e deputetëve për pesë veta, duke arritur në numrin prej 29 deputetësh.

I posakonfirmuari për mandatin e dytë, Maudet, njihet si një ndër politikanët më popullorë në Zvicrën frankofone. Vetëm pak ditë më parë ai është zgjedhur kryetar i Konferencës së drejtorëve për Polici dhe Drejtësi të Kantoneve të Zvicrës./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit