Vetëm një e pesta e të sëmurëve me Covid-19 nuk kanë simptoma

Mos i humb

Në një studim të gjerë, të realizuar nga studiues të Universitetit të Bernës është arritur të përcaktohet përqindja e njerëzve të infektuar me Covid 19 te të cilët nuk ka shpërthyer sëmundja.

Kjo arrin në rreth njëzet për qind, është raportuar në revistën e specializuar “PLOS Medicine”

Nëse numri i njerëzve pa simptoma do të ishte i lartë, i ashtuquajturi “imunitet i tufës” duhet të arrihet së shpejti, sipas një teze.

Por duket se ka shumë mundësi që kjo të mos jetë kështu.

Deri më tani, ekspertët nuk kanë rënë dakord për shkallën e infektimeve pa simptoma.

Kjo, për faktin se: nëse një person të infektuar, testimi i bërë e nxjerr si njeri pa simptoma, tek ai përsëri mund të zhvillohen simptomat.

Në këtë rast bëhet fjalë për pacientë para-simptomatikë.

Ekipi deri tani ka vlerësuar 79 studime që kanë testuar njerëzit e infektuar për simptoma për periudhën midis marsit dhe qershorit.

Nga 6616 njerëz, vetëm 1287 kanë mbetur asimptomatike gjatë gjithë kohëzgjatjes së sëmundjes.

Në rreth 80 për qind të rasteve simptomat megjithatë janë shfaqur, herët ose vonë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit