Veteranët e pavërtetë edhe më tej vazhdojnë t’i marrin pensionet!

Mos i humb

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Haki Shatri ka thënë se veteranët e UÇK-së, do të vazhdojnë të marrin pensionet deri në një vendim përfundimtar nga organet e drejtësisë.

Më tej siç shkruan Ekonomia Online, ai ka shtuar se është padrejtësi pezullimi i pagesave përderisa nuk e vërteton drejtësia të kundërtën, transmeton Klan Kosova.

Shatri konsideron po ashtu se pensionet e veteranëve nuk e dëmtojnë buxhetin e vendit:

”Epiteti ‘veteran i rrejshëm’ nuk është adekuat. Ato lista që kanë qenë në fuqi deri sot, derisa një strukturë institucionale, një gjykatë nuk i verifikon dhe nuk i ndanë, nuk mund të konsiderohen as mashtrues e as përfitues të paligjshëm”.

”Buxheti për këtë kategori të njerëzve është i ndarë dhe vazhdon tu paguhet dhe nuk e rrezikon asgjë buxhetin sepse ajo shumë e mjeteve është e ndarë në fillim të vitit dhe dihet sa janë të destinuara për këtë kategori dhe nëse ndodh me u bë një spastrim i listave në kohën e ardhshme atëherë normalisht që veprohet konform me këtë dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Financave, Qeveria i bëjnë vendimet dhe veprimet adekuate”, shprehet Shatri.

Shatri dyshimet për veteranët i ka quajtur fushatë për ta dëmtuar Qeverinë e cila aktualisht udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, transmeton Klan Kosova.

”E kam përshtypjen që më shumë është fushatë nga disa media për me njollos këtë kategori dhe me qit dyshime tek kjo qeveri. kjo qeveri aktuale që është prej shtatorit të vitit të kaluar as nuk e ka aprovuar këtë listë e as nuk mundet me seleksionua e as me u përzier në sektorin e drejtësisë”.

”Ne duhet të jemi korrekt me ju përmbajt ligjit dhe rregullat ku drejtësia e thotë fjalën e vet, drejtësia merr vendime adekuate. nuk kem paragjykim. ju siguroj që kjo pagesë nuk e rrezikon buxhetin e as të ardhmen e vendit”.

Ai ka folur edhe për mosrishikimin e buxhetit veprim të cilin e ka quajtur të ligjshëm dhe konform rregullave.

”Në këtë vit nuk është bërë rishikim sepse rrjedha e të hyrave siç e keni përcjell dhe prej raporteve ka qenë ose mbi dinamiken e paraparë ose përafërsisht në dinamikën e paraparë, që do të thotë pjesa e të hyrave në buxhet është paraparë mirë”.

”Shpenzimet buxhetore nuk e kanë tejkaluar e as rrezikuar funksionalitetin e institucioneve dhe është vlerësuar që nuk ka nevojë me bë rishikim. Ministria Financave i ka konstatuar raportet edhe e ka konstatuar që nuk është e nevojshme me bo rishikim për buxhetin sepse janë brenda rregullave që mundësojnë një adaptim të pjesërishëm të pandikushëm në procedura”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit