Veteranët e UÇK-së: Komisioni mjekësor po i injoron dhe përbuzë veteranët-invalidë

Mos i humb

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur, përveç tjerash diskutoj edhe për funksionimin e komisionit mjekësor për shkallën e invaliditetit të Veteranëve të UÇK-së, të cilët kanë fituar statusin e invalidit të luftës nga komisioni verifikues qeveritar.

“Duke pasur parasysh shqetësimet që na vijnë për çdo ditë në selinë qendrore të OVL UÇK-së, konsiderojmë se komisioni mjekësor i formuar nga qeveria e Republikës së Kosovës, më shumë është duke i injoruar por edhe përbuzur në mënyrë jo të dinjitetshme veteranët-invalid, sesa është duke ua përcaktuar shkallën që e meritojnë”, thuhet në një komunikatë për media.

“Ne, si OVL UÇK, do të takohemi me Qeverinë e Republikës së Kosovës për ta diskutuar këtë shqetësim, pasi që në të kundërtën është e patolerueshme që mostrajtimi dinjitoz(njerëzor) i tyre të vazhdoj edhe më tutje”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit