Andaj, ai u bëri thirrje organeve të drejtësisë që të nisin hetimet dhe, siç u shpreh ai, “ta marrin situatën në dorë”.
“Në rast se deri më tani nuk është nënshkruar kontratë në lidhje me këtë vendim, që është vendim i jashtëligjshëm i Qeverisë, atëherë organet e drejtësisë duhet të veprojnë dhe t’i sjellin para drejtësisë fajëtorët lidhur me këtë vendim dhe këtë kontratë”, u shpreh deputeti Aliu.
Qeveria e Kosovës ka thënë se ka ndarë 53,1 milionë euro për kompaninë “Bechtel & Enka” për punimet në autostradën Prishtinë – Hani i Elezit, për shkak të, siç është thënë, dështimit të qeverisë së mëparshme për t’i paguar me rregull faturat.
Për këtë çështje, ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është ftuar edhe në një interpelancë në Kuvend.
Ai ka thënë se me ndarjen e këtyre mjeteve, janë shmangur proceset gjyqësore./Kosova Post/