Vetëvendosje nis tubimin mobilizues në Prishtinë: Prioritet i jonë është ç’kapja e shtetit me Albinin kryeministër

Mos i humb

Në Shkollën Fillore “Asim Vokshi” në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, kanë mbledhur qytetarët e ksaj ane, kandidatët për deputet nga qendra e Prishtinës Arben Vitia, Nora Kelmendi, Eman Rrahmani, Fitim Uka dhe Mefail Bajqinovci vec këtyre në këtë tubim për ti mbështetur kolegët e tij janë edhe kandidatët për deputet Shpejtim Bulliqi dhe Leonora Shabani Bajraktari.

Mefail Bajqinovci, me profesion gazetarë po i shpalosë disa pika të programit qeverisëse, duke I adresuar problemet nga kjo lagje ku edhe jeton.

Sipas Bajqinocit rruga është e ngarkuar nuk ka bërë asgjë as policia e as komuna, shqetësimin tjetër për lagjen e vet e ka edhe ikjën e rinisë.

Po ashtu ai tha Kodra eTrimave ka dhënë shume kontribut në vitet e 90-ta, ku pushteti e la lagjen më të  pa urbanizuar.

“Si deputet i ardhshëm do të përkujdesëm ashtu si gazetarë kom qenë do të përkujdesëm për zgjidhjën ë problemeve”

“Bandave kriminale po ju vjen fundi”, tha Bajqinovci.

Ndërsa kandidati Fitim Uka thekson se jo rastësisht kjo lagje mban emrin Kodra e Trimave dhe me këtë ne po i nisim tubimet mobilizuese.

“Në fillim të luftës krisimat e para janë dëgju në Kodrën e Trimave andaj unë besoj se më 6 tetor kjo lagje do i jep fund kësaj keq qeverisje”, tha Uka

E këshillari komunal në Prishtinë Eman Rrahmani njëherësh kandidat për deputet bëri  me dije se asnjë ndryshim nuk mund të bëhet përveç lagjes Kodra e Trimave.

“Këtu ndryshimi do te filloj ashtu siç kanë filluar shumë inciativa.”

“Prioiritet i jonë është ç’kapja e shtetit me Albinin kryeministër dhe ta kthejmë qytetin tek qytetarët”, tha Rrahmani.

Këto fjalime po i duartrokasin qytetarët që kanë ardhur në këtë tubim mobilizues.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit