Vetëvendosje përafron relacionet me Ambasadën e ShBA-së

Mos i humb

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, një fotografi me ambasadorin amerikan në Kosovë, Delawie dhe një përshkrim mbi të.

Kurti dhe Delawie duken të qeshur në fotografi, ndërsa Kurti shkruan se kanë diskutuar për funksionimin e “institucioneve në Republikën e Kosovës në përputhje me shtetin e së drejtës dhe parimet e demokracisë në republikën parlamentare”.

Më tej, Albin Kurti ka shtuar se i ka shpjeguar ambasadorit Greg Delawie qëndrimet dhe punët e Lëvizjes Vetëvendosje “për të gjitha këto çështje”.

Në fund, për të konfirmuar përafrimin e marrëdhënieve me ambasadën e ShBA-ve në Kosovë, ai ka thënë që janë pajtuar për vazhdimin e kontakteve dhe takimeve të tilla në të ardhmen, shkruan periskopi.

Ky është statusi i plotë i z.Kurti në Facebook: “Sot pata kënaqësinë të takohem me Ambasadorin Greg Delawie në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë. Bashkë me Ambasadorin Delawie diskutuam për funksionimin e institucioneve në Republikën e Kosovës në përputhje me shtetin e së drejtës dhe parimet e demokracisë në republikën parlamentare. Më tej trajtuam edhe çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të Kosovës, arsimin e punësimin, si dhe situatën në lidhje me dialogun me Serbinë. Ambasadorit Delawie i shpjegova qëndrimet dhe punën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të gjitha këto çështje. U dakorduam për t’i vazhduar kontaktet dhe takimet e këtilla edhe në të ardhmen”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit