Vetëvendosje thirrje qeverisë në largim: Mos merr vendime nuk keni më mandat

Mos i humb

Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë me dije Qeverisë së Kosovës se nuk ka më mandat që të marrë vendime të mëdha dhe menjëherë të ndërpresë të gjitha veprimet sa i përket marrëveshjeve ne emër të qeverisë së Kosovës dhe emërimet e larta në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Vendimet e mëdha duhet ti lihen qeverisë në ardhje e cila do të udhëhiqet nga Albin Kurti” tha Besnik Bislimi nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Kjo qeveri nuk ka me mandat për te marr vendime  Kjo qeveri nuk guxon të paraqitet ne emër të Kosovës për marrëveshje të rëndësishme, si rasti me Z-Mobile, Homologimi i veturave si dhe autostradat e shumë vendime të mëdha. I bëjmë me dije me qeverise qe mos te futet në asnjë aventurë që qeveria e ardhshme ti ndërpres që në ditën e parë të punës.

Sipas tij qeveria Haradinaj edhe me tutje po vazhdon ta rëndoj buxhetin me zv ministrat që po vazhdon ende t’i emëroj, ndërsa për këshilltaret e tij jemi të bindur që edhe Haradinaj nuk e din saktë kë e ka ministër.

“Haradinaj jam i bindur qe nuk din as kë e ka këshilltar siç nuk ka ditur edhe emrat e zëvendës ministrave andaj kërkojmë që vendimet e tyre të ndërpriten” , tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit