Vetëvendosje tregon emrat e aktivistëve të arrestuar

Mos i humb

Policia arrestoi 8 persona gjatë ditës se sotme.
Aksioni simbolik i Vetëvendosjes, kundër dhunës ndaj grave ka eskaluar. Disa aktivistë të VV-së kanë sot hedhur ngjyrë të kuqe drejt stacionit kryesor të Policisë në Prishtinë. Policia pas kësaj ka arrestuar 7 aktivistë dhe deputetën e VV-së, Saranda Bugojevcin.

“Para pak çastesh Policia e Kosovës arrestoi 8 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ndër ta dhe një deputete të Kuvendit të Kosovës, teksa po zhvillonin aksion simbolik pranë Stacionit të Policisë në lidhje me neglizhencën e institucioneve të Republikës së Kosovës për dhunën ndaj grave.”, thuhet në reagimin e VV-së.

Kjo parti përmes një postimi në “Facebook” ka bërë të ditur edhe emrat e aktivistëve të arrestuar.

“Të arrestuar janë: Saranda Bogujevci, Rinë Zhitia, Diellëz Arifi, Elona Kurti, Çlirim Gërbeshi, Atdhe Arifi, Patrik Domi, Arta Berisha”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit