Vetingu në polici, shkarkohet zyrtari i parë

Mos i humb

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit shkarkoi sot nga detyra Oltion Shehun, drejtuesin e sektorit të ankesave në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), për shkak të problemeve me pasurinë.

Vendimi u mor nga Marjeta Gjelaj, Ela Kerka dhe Ana Kapaj.

Gjatë seancës dëgjimore të 5 nëntorit, KJV konstatoi se Zoti Shehu ka probleme me justifikimin e pasurisë pasi nuk justifikonte dot rreth 1,4 milionë lekë shpenzime me burime të ligjshme të ardhurash.

Po ashtu, dhe për ndërtimin e një shtëpie 2 katëshe në Tiranë, komisioni tha se Zoti Shehu nuk ka burime të mjaftueshme të ardhurash për ta justifikuar.

Zoti Shehu, në mbrojtje të tij, tha se nga viti 1996-2003 ka punuar pa siguracione, duke punuar në një bingo si shef salle, banakier dhe kamarier. Të ardhurat e kësaj periudhe, sipas tij nuk janë të deklaruara, ndaj krijohet dhe diferenca mes shpenzimeve dhe të ardhurave.

Oltion Shehu ishte zyrtari i parë që u përball me vetingun në radhët e policisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit