Vetingu, prokurori i Tahirit, Dritan Prençi, pret sot rikonfirmimin në detyrë

Mos i humb

 

Prokurori i Krimeve të Rënda, Dritan Prençi, pret sot vendimin e komisionit të Vetingut. Premçi, prokurori i dosjes “Tahiri:, doli të martën para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe kërkoi rikonfirmimin në detyrë.

Gjatë seancës, KPK gjykoi se Premçi kishte burime të ligjshme për pasurinë e tij dhe përshtatshmëri të figurës.

Trupa gjykuese që pritet të japë sot vendimin, udhëhiqet nga Genta Tafa Bungo dhe me anëtare Pamela Qirko dhe Suela Zhegu.

Hetimi administrativ i kryer nga KPK arriti në përfundimin se prokurori Dritan Prençi zotëron si pasuri një apartament në Kashar si dhe një sipërfaqe toke të përfituar nëpërmjet ligjit 7501 nga familja e tij, thuhet në një raport të BIRN.Gjithashtu, Komisioni ka marrë në administrim raportin e DSIK, i cili konfirmonte përshtatshmërinë e prokurorit me detyrën si dhe dy kallëzime në emër të tij, të cilat nuk rezultuan me probleme pas verifikimit.

Prokurori Dritan Prençi u shpreh i kënaqur me rezultatin e rivlerësimit.

“Jam njohur me të gjitha aktet e hetimit dhe jam dakord me rezultatet. Ishte një proces i rregullt hetimor,” tha prokurori Prençi, para se të kërkonte konfirmimin në detyrë.

Dritan Prençi e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në rrethin e Tropojës. Ai ka shërbyer për disa vite si prokuror dhe drejtues prokurorie në Tropojë, Kukës dhe Kurbin përpara se të emërohej në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë. Prençi është gjithashtu kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Pas seancës dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të japë vendimin për të më 7 qershor./Syri.net/

 

© SYRI.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit