Vetting edhe psikologëve. Vendimet abuzive, në sitë ata që janë pjesë e Drejtësisë

Mos i humb

 

 

Reforma në Drejtësi do të prekë edhe psikologët. Me hyrjen në fuqi të Kodit të Procedurës Penale për të mitur, në janar të këtij viti do të rishikohet roli dhe profili i psikologëve që trajtojnë çështjet e drejtësisë, pasi rezulton se vendimet e tyre në gjithë këto vite kanë qenë abuzive.

“Kanë punuar në sistem edhe persona që nuk kanë qenë profesionistë të fushës, nuk kanë qenë profesionistë. Ata u kanë lënë për shembull për kujdestari fëmijën babait dhe jo nënës, kur i ka takuar nënës. Do të thotë psikologë që nuk kanë kuptuar dinamikën në familje dhe kanë bërë dëme, te femijët, familja, dëme që janë të parikuperueshme”, tha Valbona Treska, presidente e Urdhrit të Psikologut.

Për Urdhrin e Psikologut, psikologët do të kalojnë në sitë vlerësimi njësoj si gjykatësit dhe prokurorët, veçanërisht ata jashtë Tiranës.

“Kemi persona që ushtrojnë këtë profesion veçanërisht në gjykatat dhe prokurortitë e rretheve, do të bëjmë pjesë të sistemit vetëm ata që janë profesionistë të fushës. Çfarë do të ndodhë me ata që s’janë profesionistë? Padyshim që do të largohen nga sistemi”, tha më tej Valbona Treska.

Zëvendësministri i Drejtësisë nuk komentoi mbi denoncimin e Urdhrit të Psikologëve, por megjithatë mesazhi i tij për të korruptuarit lexohet qartë.

“Ne si Ministri Drejtësie do të vazhdojmë të monitorojmë procesin dhe të mbikëqyrim veprimtarinë që ju do të kryeni në rajonet e policisë, në prokurori, në gjykata, në njësitë e mbrojtjes së fëmijëve”, deklaroi Toni Gogu.

Urdhri i Psikologut nuk ka të dhëna konkrete për numrin e psikologëve që janë pjesë e sistemit të drejtësisë. Ajo që pritet është krjimi i një baze të dhënash që do të identifikojë të gjithë psikologët me emër dhe mbiemër, në mënyrë që institucionet e drejtësisë të njohin ekspertët e fushës.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit