Ballina Lajme Vetting me ndihmën e publikut. Komisioni tregon si denoncohen gjyqtarët

Vetting me ndihmën e publikut. Komisioni tregon si denoncohen gjyqtarët

19
0
SHPËRNDAJE
Pas shortimit të zhvilluar ndaj dosjeve të 35 gjyqtarëve e prokurorëve që po i nënshtrohen të parët procesit të vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i bën apel qytetarëve që të denoncojnë fakte e rrethana që mund të konsiderohen prova gjatë rivlerësimit.

Publiku mund të bëhet aktor i rëndësishëm në procesin e vettingut ndaj çdo gjyqtari apo prokurori, ndaj të cilit posedohen të dhëna kompromentuese që nga korrupsioni, fshehja e pasurisë, kontaktet me individë që i përkasin krimit të organizuar e deri tek shkelja e etikës dhe zvarritja e proceseve nga njerëzit e drejtësisë.

Për këtë arsye, Komisioni i Pavarur i Kualfikimit ofron faqen e internetit kpk.al, në të cilën në krahun e djathtë gjendet formulari i denoncimit nga publiku.

Në formularin që mund të plotësohet online apo edhe të dorëzohet me postë, denoncuesi duhet të vendosë emrin e mbiemrin së bashku me numrin personal të kartës së identitetit, adresën e banimit dhe numrin e telefonit.

Më tej të plota duhet të vendosen identiteti i gjyqtarit apo prokurorit të denoncuar, si edhe nëse është dorëzuar më herët ndaj tij një ankesë dhe në cilat organe – pyet Komsioni i Pavarur i Kualfikimit.

Përshkruani në mënyrë të saktë – udhëzohet më tej – shkeljet që po denoncohen, si dhe çdo provë apo të dhënë që posedohet, që nga dokumentat deri tek fotografitë.

Ndërkohë, në njoftimin për shtyp KPK sqaron se misioni i këtij organi nuk është të rishikojë vendimet e gjykatave, por të mbledhë të dhëna lidhur me veprime korruptive që më pas kanë ndikuar në vendimmarrje.

Të parët që do të verifikohen janë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, si edhe kandidatëve për në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë./Top Channel/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here