Vettingu në Drejtësi, Susanne Schütz: Kjo javë tepër e rëndësishme

Mos i humb

Përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz thekson se kjo javë është tepër e rëndësishme për Shqipërinë, për të fituar besimin tek Drejtësia.

Deklarata e saj vjen në një moment kur në Shqipëri ngritja e organeve të reja të Reformës në Drejtësi, si KLP dhe KLGJ, duket shumë afër.

“Këtë javë jemi përpara vendimesh të rëndësishme në kuadër të reformës shqiptare në drejtësi – një prej prioriteteve kyç në përafrimin e Shqipërisë me BE-në. Zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë janë gurë të rëndësishëm kilometrazhi në rrugën drejt një sistemi të pavarur, profesional dhe efektiv drejtësisë. Unë jam e bindur se Shqipëria ka tanimë mundësinë të konsolidojë shtetin ligjor dhe besimin në drejtësinë e saj”, shkruan ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit