Vettingu në Maqedoninë e Veriut/ Zaev: E pezulloi BE, problem vakancat

Mos i humb

Ky është orari i ri i qarkullimit të autobusëve në kryeqytet

Trafiku Urban ka njoftuar se nga sot autobusët janë në qarkullim gjatë kohës: 06:00 – 16:30. Përmes një postimi...

Për shkak të koronavirusit 50 shtetas turq kanë humbur jetën në 8 shtete

Zv/ministri i Jashtëm i Turqisë, Yavuz Selim Kıran, njoftoi se deri më sot kanë humbur jetën 50 shtetas turq në 8 shtete...

Kinë, 47 raste të reja me Covid-19 të importuara nga jashtë

Derisa lufta e Perëndimit kundër koronavirusit të ri (Covid-19) po arrin kulmin, Kina, epiqendra origjinale e pandemisë, nuk ka raportuar asnjë rast...

Lirohen nga TVSH-ja të gjitha importet e grurit dhe miellit në Kosovë

Importet e grurit dhe miellit për prodhimin e bukës janë liruar nga pagesa e TVSH-së. Kjo është bërë e...

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka deklaruar se Bashkimi Europian ka pezulluar aplikimin e modelit shqiptar të vettingut në Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për A2 CNN, Zaev ka thënë se BE nuk ka lejuar që të nisë procesi i vetting-ut në drejtësi sipas modelit shqiptar sepse institucionet rrezikonin të mbesnin të paplotësuara.

“Unë e pata premtuar në zgjedhje, jo vetting, por atë që e cilësoj njohje e së drejtës për t’u rizgjedhur e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ishte pjesë e programit. Por, kur mora detyrën, BE nuk dha mundësi të nisja procesin. Pse? Sepse ndoshta duhet të ndiqnin si po shkonte në Shqipëri, si do të mbyllej. Ata na thanë se nuk keni njerëz, nuk keni si të plotësoni vendet që do të mbeten bosh”, tha Zaev.

Gjatë intervistës së tij ai ka zbuluar edhe detaje lidhur me idenë e të ashtuquajturit “Mini Shengen” Ballkanik. Zaev deklaroi se ideja kishte lindur gjatë një takimi në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara dhe ka se ishin paralajmëruar nga Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç se do të zhgënjeheshin nga procesi i integrimit europian.

“Ne u takuam aty, po pinim verë dhe nisëm të flisnim për këtë. Biseduam për procesin e Berlinit, për integrimin europian, Vuçiç na tha se do të zhgënjeheni, ndërsa ne besonim kaq shumë. Gjatë këtyre diskutimeve, folëm për krijimin e One Stop Shop me Maqedoninë dhe të përgatiteshim dhe me Shqipërinë. Dhe vlerësuam se nuk është mjaftueshëm. Disa e quajnë Mini Shengen, disa Mini Jugosllavi, disa të tjerë nuk e di se çfarë. Është përshpejtim i bashkëpunimit rajonal”.

Zaev e ka konsideruar mik homologun e tij shqiptar dhe thotë se ai nuk kishte pse të ndiqte shembullin e tij për të dhënë dorëheqjen.

“Ishte një situatë ndryshe. Edi ka më shumë shanse të fitojë në Shqipëri. Unë e di, e ndjek, sepse është fqinji im. Unë kam më pak shanse të fitoj në zgjedhje. Shqipëria ka reformat e saj, sukseset e saj. Është ndryshe”.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Koronavirusi, Franca dhuron 300 miliardë dollarë për bizneset e mëdha dhe ndërmarrjet e mesme e të vogla

Shtetet europiane janë duke menduar sesi të ndihmojnë bizneset që të mund të rimarrin veten, pas koronavirusit. Franca ka...

Britani, arrin në 1.228 numri i të vdekurve nga COVID-19

Në Britani të Madhe janë shënuar 209 vdekje të reja brenda një dite duke e rritur në 1.228 numrin e të vdekurve në...

Maqedoni e Veriut, rritet në 6 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe ka njoftuar se Klinikën për sëmundje infektive nga koronavirusi i ri (Covid-19) kanë...

Itali, 756 vdekje brenda 24 orëve nga COVID-19, numri i përgjithshëm arrin në 10.779

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në...

Turqi, rritet në 131 numri i të vdekurve nga COVID-19

23 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm...