Vettingu, radha e kryeprokurores së përkohshme Arta Marku

Mos i humb

 

 

Kjo e martë shënon radhën e Kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, për të dalë përpara komisionit të vettingut.

 Komisioni i Pavarur Kualifikues do të vlerësojë aftësitë profesionale dhe të figurës, si dhe pasurinë e kreut të organit të akuzës.

Marku do të dalë përpara KPK-së mëngjesin e sotëm, në orën 10, me një trupë gjykuese që përbëhet nga Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu.

Ish-prokurorja e Shkodrës u zgjodh Kryeprokurore e përkohshme në Kuvend, në një seancë të pazakontë më 18 dhjetor të vitit të shkuar, pas 17 vitesh punë në sistemin e drejtësisë.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit