Vettingu, Selimi kërkon pezullimin e procesit. KPK vijon punën: Ka kontakte të papërshtatshme

Mos i humb

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rrëzuar kërkesën e bëra para nisjes së seancës dëgjimore nga anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlqim Selimi, për pezullim të saj, duke e lidhur kërkesën e tij me dosjen e publikuar një ditë më parë nga Top Channel. Të dhëna të cilat Selimi i cilësoi si sensitive, por pa i mohuar ato. Por KPK, jo vetëm që rrëzoi kërkesën e gjyqtarit, por radhiti edhe një sërë kontaktesh të papërshtatshme të Selimit me botën e krimit.

 “Përmes komunikimit publik më është bërë me dije përbërja e trupës gjyqësore. Dhe unë kam shprehur konsideratën për të tre anëtarët. Por nisur nga faktet që kanë ndodhur rishtaz dua të nisë hetimi disiplinor ndaj trupës sepse në Top Channel dje është transmetuar një kronike ekskluzive ku jep te dhëna sensitive. Unë kërkoj pezullimin e seancës dëgjimore sepse do i kërkoj ONM të nisë procedurë disiplinore sepse janë përdorur të dhëna konfidenciale”, u shpreh Selimi para trupës së KPK.

Pasi iu komunikua mos pezullimi i procesit, gjyqtari Shkëlqim Selimi u shpreh se ai nuk e ka gjykuar Fero Dervishajn, për të cilin në dokumentet e siguruar nga Top Channel është faktor tregues e lidhjes së tij me bandat kriminale të qytetit të Fierit.

Ngjarja për të cilën SHISH ka përgjuar ka ndodhur në dimrin e vitit 2011 në qytetin e Vlorë, aty ku ka punuar si gjykatës edhe Shkëlzen Selimi.

Oficerët e Shërbimit Sekret ishin në ndjekje të Fero Dervishajt dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ata raportojnë se në përgjime kanë kapur komunikime edhe me gjykatësin Shkëlzen Selimi. Ja çfarë thuhet në dosje:

“Gjatë ndjekjes së procesit informativ në ngarkim të këtij shtetasi nga një ngjarje e rastësishme që lidhet me arrestimin e tij më datë 27 nëntor të vitit 2011 për armëmbajtje pa leje, u vërtetuan disa lidhje korruptive të këtij grupi në sistemin e drejtësisë dhe policisë , të cilat brenda 3 ditëve mundësuan nxjerrjen e tij në gjendje të lirë, në datën 30 nëntor 2011. Lidhjet korruptive të këtij grupi në sistemin e drejtësisë referuar ngjarjes konkrete janë: Zoti Shkëlzen Selimi, gjyqtar i Gjykatës së Lartë”, thuhet në dosje.

Në vijim të procesit KPK renditi edhe një serë emra përveçse atij të Fero Dervishajt, si person i papërshtatshëm i lidhur me krimin.

“DSIK dërgoi raport ku rezulton se Shkëlzen Selimi ka pasaktësi në kontrollin e figures. Gjyqtari nuk ka deklaruar kontakte të papërshtatshëm me subjekte të krimit të organizuar”, u lexua në seancën dëgjimore të KPK, në raport thuhet më tej se -“DSIK deklaron se disponohen të dhëna për veprimtari të paligjshme për afera korruptive”.

“Nga verifikimi në sistemin tims rezulton se Shkëlzen Selimi kishte udhëtuar disa herë me F.d (Fero Dervishaj), i cili ka patur disa here probleme me policinë dhe në një rast ka qenë nën masën arrest me burg”, u deklarua më tej në gjetjet e KPK, e cila e vlerësoi si kontakt të papërshtatshëm shtetasin F.D.

Një tjetër kontakt i papërshtatshëm nga gjetjet e KPK-së është edhe shtetasi A.I, Arben Isufaj, apo siç njihet ndryshe “Ben Qifja”.

“Vëzhguesi ndërkombëtar ka zbuluar se në bazë të informacioneve nga burimet e besueshme të qeverive të huaja, ka prova që tregojnë se Shkëlzen Selimi është përfshirë ne kontakte të papërshtatshme të drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta me një person me inicialet A.I i njohur me nofkën e tij”, deklaroi KPK.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit