Viber mundëson video thirrjet në grup deri në 20 persona, pa kufizime

Mos i humb

Viber ka prezantuar zyrtarisht një tipar të ri dhe shumë të dobishëm për përdoruesit e saj – thirrjet në video me grupe deri në 20 persona, pa asnjë kufizim kohor për thirrje.

Thirrjet në grup janë tani në dispozicion për të gjithë përdoruesit e Viber. Grupet në Viber, sipas pronarit të aplikacionit – Rakuten, ofrojnë një lidhje të shpejtë me një ngarkesë të ulët të transferimit të të dhënave, e cila mundëson komunikim të pandërprerë të deri në 20 njerëz në të njëjtën kohë, paralelisht.

Për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve të saj, aplikacioni mbron hyrjen në informacion nga thirrjet e përdoruesve dhe siguron që të gjitha komunikimet të zhvillohen në një mjedis të sigurt me theks në intimitet për secilin pjesëmarrës në thirrje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit