Endriti është vetëm 12 vjeç, por për shkak të një sëmundje të rrallë që i ka prekur gjymtyrët, ai rropatet me një patericë për të bërë disa hapa.
Prindërit e 12-vjeçarit Nezir dhe Bukuri Mehmeti tregojnë se kanë bërë disa vizita në spital, por mjekët iu kanë thënë se djali duhet t’i nënshtrohet një operacioni jashtë vendit. Babai dhe nëna e Endriti bëjnë thirrje për ndihmë pasi nuk mund t’i përballojnë financiarisht shpenzimet për kurimin e djalit.
Endriti dëshiron të jetojë dhe ka nevojë të ndihmohet për këtë, ashtu siç ka nevojë familja të shohë djalin të ecë e të vrapojë si çdo bashkëmoshatar dhe gjyshja që thotë se do të vdesë e qetë vetëm kur të shohë Endritin të ngrihet në këmbë.
Për të ndihmuar Endritin mund të kontaktoni në numrin e telefonit të babait të tij: 0695204302 (Nezir Mehmeti)