VIDEO/ Alarm për bombë, ja si evakuohet gjatë transmetimit live stafi i CNN

Mos i humb

Pas një alarmi për bombë në zyrat e CNN në New York, stafi u evakuua menjëherë. Njoftimi për bombë erdhi pasi dy pajisje të tjera shpërthyese u gjetën në shtëpitë e Hillary dhe Bill Clinton në Chappaqua, New York, dhe të ish-Presidentit Obama në Uashington DC.

Pako e dërguar në CNN, iu drejtua ish-drejtorit të CIA-s John Brennan.  Brennan është një kontribuues i MSNBC dhe ka shkruar opinione për presidentin Trump për të dy gazetat Washington Post dhe New York Times, por ai nuk punon për CNN.

Pajisja eksplozive e drejtuar ndaj Brennan u hoq nga ndërtesa Time Warner në orën 11.30 dhe do të largohej në Bronx për t’u shpërthyer nga skuadra e bombës së NYPD.

Prezantuesit e CNN, Poppy Harlow dhe Jim Sciutto ishin në transmetim live duke komentuar situatën dhe duke folur për pakot e dërguar Obamës dhe Clintons-it, kur alarmi i zjarrit ra në ndërtesën e tyre.

Ata vijuan me transmetimin dhe ndërsa alarmi vazhdonte, stafi dhe asistentët u filmuan duke larguar nga një derë prapa studios për tu larguar nga zyrat e tyre.

Harlow e përshkroi situatën e largimit të tyre duke thënë se: “Ka një alarm zjarri këtu … do të kthehemi menjëherë”.

Përmes postimeve në Twitter, ata shpjeguan situatën dhe nisën të raportojnë përmes telefonit, jashtë redaksisë.

Pakoja që përmbante “lëndë shpërthyese” dhe që iu drejtua familjes Clinton u gjet të martën në mbrëmje, ndërsa një tjetër paketë drejtuar Obamës u gjet herët të mërkurën.

Një zyrtar tha për “Washington Post” se hetuesit besojnë se pajisjet janë vepër e të njëjtit person që dërgoi një bombë të vogël në shtëpinë e miliarderit liberal George Soros, ditën e hënë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit