VIDEO/ “Kërcënimi” robotik: rusët eksperimentojnë me një folës të mërzitshëm lajmesh

Mos i humb

Ne të gjithë e dimë se robotët do të na rrëmbejnë shumë vende pune, por ekspertë të mëdhenj për futurizëm dhe robotikë nuk mund ta përcaktojnë se cilat do jenë ato. Nëse pyetemi, na duket se puna e moderatorëve televizivë do të mbetet e sigurt nga “kërcënimi” robotik.

Ky përfundim u arrit për shkak të lajmeve të transmetuara në televizionin politik-informativ Rusia-24, të cilat u përcollën nga robot-folës.

Roboti, pa jetë e shpirt, është një produkt i kompanisë teknologjike ruse Promobot. Nga mënyra se si i përcolli lajmet, u dha homologëve të “gjallë” shpresën se ata ende nuk do të jenë të papunë.

Roboti me emrit Alex u modelua në fytyrë nga një prej themeluesve të Promobot, Alexey Yuzhakov. Versioni i tanishëm mund të lëvizë vetëm disa pjesë të fytyrës, dhe inxhinierët e Promobot-it thonë se po punojnë aktualisht me duart dhe këmbët e tyre.

Ndoshta nuk do të jetë kaq statik dhe i mërzitshëm! – thanë ata.

Kur raportoi për Panairi i Teknologjisë dhe Inovacionit, pjesë e skaletës së lajmeve, Alex tha: “Heroi kryesor i këtij panairi jam unë”.

Njerëzit në mediat sociale e “akuzojnë” Alex për nxitjen e propagandës politike, ndërsa të tjerët vetëm thonë se është i çuditshëm dhe argëtues. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit