Video/ Përplasje e fuqishme në autostradën Fier-Lushnje, kamioni me kripë përfundon i përmbysur anës rrugës

Mos i humb

Një aksident ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnje. Mësohet se një kamion, me targa Kosove, i cili transportonte kripë, është përplasur me një autoveturë, tip “Mercedes Benz”, në zonën e njohur si Vajkan, në këtë autostradë.

Siç mund ta shihni dhe në videon që gazetari Ervis Kuçi sjell në redaksinë e “BalkanWeb”, nga përplasja kamioni ka përfunduar i përmbysur në pjesën anësore të rrugës, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.

Pranë vendit të ngjarjes ka shkuar policia rrugore, e cila po kryen të gjitha veprimet për të gjetur shkaqet e këtij aksidenti, e ndërsa momentalisht kamioni i ngarkuar me kripë, ndodhet i përmbysur anës rrugës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit