VIDEO/ Protestuesit i presin biletë Ramës: Nga Vlora vetëm vajtje

Mos i humb

Qytetarë të shumtë të Vlorës kanë dalë sot në protestë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë bllokuar rreth rrotullimin në Skelë duke hedhur parulla të shumta kundër qeverisë dhe kryeministrit.

Ndërkohë që nuk ka munguar dhe një pankartë në formë bilete me Air Albania vetëm me një drejtim drejtuar kryeministrit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Në datën 16 duhet të shkojmë në Tiranë. Por Vlora duhet të organizohet 100 herë më tepër se sot. Në datën 16 t’u dalë lepuri atyre njerëzve nga barku sepse boll u trembëm nga këto presione që mund të kenë nesër, pasnesër. Duhet të bashkohemi të gjithë për një qëllim, të tregojmë vlera që ky kryeministër, kjo qeveri duhet ta dorëzojë pushtetin sepse e ka katandisur këtë vend si mos më keq. Të ngrihemi, të bashkohemi të gjithë bashkë, sidomos për rininë që po e braktis këtë vend. Të nderuar qytetarë, të nderuar demokratë, të nderuar socialistë të ndershëm sepse kjo qeveri nuk është qeveri socialistësh është qeveri oligarkësh”, tha një prej drejtuesve të protestës.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit