Dhjetëra e mijëra demonstrues anti korrupsion kanë dalë sërish nëpër rrugët e Bukureshtit për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë rumune të Social-demokratëve. Shumë rumunë që jetojnë jashtë vendit janë kthyer në shtëpi për t’iu bashkuar protestave.
Pas protestës së të premtes, kur pati edhe përleshje të dhunshme dhe 450 persona u lënduan, njerëzit tani janë akoma më të motivuar.
“Jam këtu sepse nuk dua që të mbizotërojë frika në shoqërinë rumune. Ky është shansi ynë i fundit; protestoni me ne”, thotë një tjetër protestuese.
Social-demokratët në Rumani kanë hedhur poshtë apelet për zgjedhje të reja, duke thënë se protestat nëpër rrugë nuk duhet të lejohen të rrëzojnë qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike.
Por duket se edhe protestuesit nuk e kanë ndër mend të dorëzohen dhe pas natës së dytë radhazi të manifestimit, ata planifikojnë të radhës…
Top Channel