Vijon konflikti në Mesdhe, NATO: S’ka marrëveshje Greqi-Turqi! Athina zyrtare: Ja e vetmja mënyrë për të qetësuar situatën

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaron se nuk ka marrëveshje mes Greqisë dhe Turqisë, lidhur me tensionet në Mesdhe.

“Nuk ka asnjë marrëveshje, vetëm diskutime”, është shprehur Stoltenberg, duke sqaruar kështu deklaratën e nxituar mbrëmjen e së enjtes kur u përfol për marrëveshje mes dy vendeve.

Ndërkohë, mediet e huaja raportojnë se Turqia ka shprehur gatishmërinë për të negociuar me Greqinë për zgjidhjen e krizës në Mesdheun Lindor, por ka qenë Athina zyrtare, që ka refuzuar. Kjo e fundit ka deklaruar se e vetmja mënyrë për të qetësuar situatën dhe për t’u ulur në tryezën e bisedimeve është që Turqia të tërheqë anijet e saj, që ndodhen pranë kufirit detar grek.

Mëngjesin e kësaj të premteje, edhe vetë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i dërgoi një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë Presidentit Erdogan, duke i thënë: “Ndaloni provokimet të fillojmë bisedimet”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit