Vijon projekti për Pyllin Orbital, Veliaj fton biznesin t’i bashkohet nismës

Mos i humb

Bashkia e Tiranës po vazhdon projektin e pyllit orbital duke shtuar zonat e gjelbëruara. Në zonën e Liqenit të Thatë jane mbjelle 150 peme të reja.

“Po përqafojmë unazën jugore, pra po ndjekim gjithë gjurmën e unazës për t’u siguruar që i gjelbërojmë të dyja anët; edhe anën e liqenit, që në fakt pjesën më të madhe e bëmë vjet, edhe anën e Liqenit të Thatë, që po e bëjmë sivjet. Sigurisht, Pylli Orbital është një projekt gjigand, ndoshta do të vazhdojë edhe pas nesh në bashki, por ama duhet të fillojmë sot. Koha më e mirë për të mbjellë një pemë ishte dje, koha e dytë më e mirë është kjo e sotmja. Kështu që, më vjen mirë që me këto 150 pemë, po gjelbërojmë një djerrinë që dikur ishte një pikë inertesh”, deklaroi krybashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Synimi afatshkurtër i Bashkisë së Tiranës është që fillimisht me ritmin e nisur të vijojë mbjellja e pemëve në gjithë pjesën jugore të Unazës së madhe për të mbërritur deri në zonën e Liqenit të Farkës, ku gjithashtu po vijon gjelbërimi dhe pyllëzimi i zonës.

“Dua t’i ftoj kompanitë që të bëhen pjesë e kësaj nisme solidariteti, e këtij koalicioni të gjelbër, për t’u siguruar që ecim në ambicien tonë për të pasur mbi 100 mijë pemë këtë vit dhe sigurisht, me ambicien gjigande të Pyllit Orbital që rrethon Tiranën me 2 milionë pemë. Unë besoj se çdo gjë fillon me hapa të vegjël. Në fund do të kemi mundësinë të kthejmë kokën mbrapa dhe të shikojmë se sa mijëra pemë u mbollën nga kjo gjeneratë, për t’ia lënë si pajë gjeneratës tjetër. I ftoj të gjitha kompanitë, nxitoni, nëse po bëni buxhetet e vitit tjetër, ju lutem buxhetoni pemë. Për bashkinë kjo është e vetmja ndihmë afatgjatë dhe që realisht ia vlen dhe që gjithë qyteti ju është mirënjohës”, thotë Veliaj./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit