Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani shpalosin parimet e partisë së tyre të re

Mos i humb

Grupi i Deputetëve të Pavarur ka shpalosur sot deklaratën themeluese të partisë së tyre të re.

Deputetët e këtij grupi, Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani përmes kësaj deklarate kanë bërë të ditur që parimet kryesore të partisë së tyre të re do të jenë angazhimi për një sistem politik që nuk favorizon dhe nuk diskriminon askënd.

“Në këtë deklaratë i kemi përmendur parimet tona kryesore në atë se si e shohim realitetin politik dhe shoqëror. Agazhohemi për një sistem politik që nuk favorizon  dhe as nuk diskriminon askënd. Ne besojmë që popullit të Kosovës i takon e drejta për vetëvendosje. Për ne liria dhe barazia janë të pandashme  si dhe inkurajimi i shumëllojshmërisë, mirëpo liria është jo e plotë nëse nuk realizohet edhe në vlerë individule. Në këto drejtime do të bashkëpunojmë me qytetarin dhe me grupet e tjera shoqërore”, deklaroi Ymeri në këtë konferencë.

Nga ana tjetër, deputeti Dukagjin Gorani deklaroi se partia e tyre e re do të angazhohet për një repulikë qytetare në të cilën sovraniteti i shteti buron nga qytetarët.

“Në këtë deklaratë angazhohemi për një republikë qytetare ku të gjithë qytetarët gëzojnë të drejta të barabarta. Duke respektuar vlerat e paqes dhe drejtësisë sociale, kundërshtojmë të gjitha pabarazitë shoqërore. Besojmë se sovraniteti i takon qytetarëve dhe se pushteti demokratik buron prej tyre’’, deklaroi Gorani , raporton lajmi.net.Ndërkaq, Ymeri bëri të ditur që në një të ardhme të afërt do të vendosin për fatin e formimit të partisë së tyre të re, dhe do të jenë të hapur për bashkëpunim duke mos përjashtuar asnjë parti.

“Së shpejti do të marrim vendim për këtë. Kemi bashkëpunëtorë që jetojnë në komuna të ndryshme, dhe kjo do të marrë një hov të veqantë pas organizimit dhe strukturimit në terren. Ne mendojmë që bashkëpunimi është i mundshëm dhe i rëndësishëm për shkak të situatës në kuvend, kemi një situatë të favorshme që ta monitorojmë punën e qeverisë në të mirë të qytetarit, mirëpo nuk mund të thellojmë bashkëpunimin nëse ata nuk donë një gjë të tillë”, deklaroi Ymeri.

Ndryshe, ende nuk dihet se kush do të jetë në krye të partisë së re./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit