Vizita e Mathew Palmerit ka prodhuar efektet e para

Mos i humb

Partitë në pushtet dhe opozita përfundimisht janë zotuar të zhvillojnë një debat parlamentar rreth dialogut me Serbinë.

Kjo do të bëhet disa muaj pasi presidenti Thaçi lansoi idenë e tij për shkëmbim territoresh dhe pasi partitë zhvilluan një betejë platformash, por që në mungesë të konsensusit asnjëra prej tyre nuk u miratua.

Edhe pse dy kampet kanë folur për domosdoshmërinë e nxjerrjes së një dokumenti të përbashkët, ato kanë dallime në veprimet që duhet ndërmarrë.Sot (e mërkurë) do të zhvillohet debati parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Përveç opozitës, sinjale se nuk do ta bojkotojnë seancën e thirrur për në ora 10:00 kanë dhënë edhe drejtues të partive në pushtet.

Kryeministri Ramush Haradinaj , shkruan sot koha ditore, e ka quajtur inkurajues faktin që në seancën e thirrur nga opozita do të marrë pjesë edhe pushteti, ndryshe prej herës së kaluar që e kishte bojkotuar atë. Shefi i Qeverisë e ka pranuar se vizita e zyrtarit të lartë amerikan, Mathew Palmer, ka bërë që spektri politik të reflektojë karshi dialogut me Serbinë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit