“Vizita e Putinit nuk ia prish punët Serbisë me BE-në”

Mos i humb

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiç ka thënë se është shumë e kënaqur me vizitën e presidentit rus Vladimir Putin, të cilin ajo e vlerësoi si jashtëzakonisht të rëndësishme në kuptimin politik dhe atë ekonomik, gjë që absolutisht nuk mund ta pengojë Serbinë në rrugën e integrimit europian.

Sipas saj, vizita e Putinit në Serbi nuk do të shkaktojë asnjë shqetësim në marrëdhëniet me Bashkimin Europian.

“Absolutisht nuk mund të ndikojë. Ato  raporte janë shumë të mira, po zhvillojmë politik transparente dhe të sinqertë. Brukseli di për lidhjet tona tradicionale, politike si dhe ekonomike, sikurse që edhe Moska e di për aspiratat e Serbisë në BE”, tha Bërnabiç duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse vizita e Putinit mund ta shqetësoj Brukselin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit