Vjen i ftohti siberik, ja si do të jenë temperaturat sot!

Mos i humb

Sot ka qenë nata me ë ftohtë deri më tani në Kosovë, temperaturat kanë shkuar deri në -8 grad celsius.

Vorbulla ciklonike nga Atlantiku po kalon mbi rajonin tonë, ku po sjell kohë pas kohe reshje shiu.
Ndërsa nga veriu masa të ftohta arktike po shtrihen mbi rajon, ku gjatë natës së sotme, me rënie të temperaturave, reshjet e shiut pritet të shndërrohen në reshjet të dobëta bore që do të vazhdojnë edhe orëve të para të mëngjesit.

Mirëpo reshjet e borës, nuk pritet të zgjasin, sepse me masa të ftohta ajrore, do të shtrihen edhe fusha anticiklonike, që ditën e premte do të favorizojnë edhe kthjellime.30.11 – Mot i ftohtë, në mëngjes me vranësira, e gjatë ditës kryesisht me diell.1.12-2.12 – Në fundjavë, mot i ftohtë, të shtunën në mëngjes kryesisht kthjellët, e gjatë ditës me vranësira. Ditën e diel kryesisht kthjellët dhe me diell.

Temperaturat e ajrit, do të pësojnë rënie të ndjeshme, nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga 0C deri në -7C, ndërsa maksimalet do të luhaten nga +1C deri në +2C, e në fundjavë do të rriten deri në +5C.Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-11m/s. Shtypja atmosferike, do të rritet mbi vlera normale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit