Vjen lajmi shumë i keq për Kosovën: Ja skenari që do të përsëritet…

Mos i humb

“Është pothuajse e sigurtë,se partitë e vogla e kanë të pamundur ta kalojnë pragun ligjor, pa hyrë në koalicion me partitë më të mëdha e më të sprovuara se vetja, ndaj skenari i koalicioneve pritet të përsëritet edhe në këto zgjedhje, gjë që përbën rrezik për Kosovën, që ajo përsëri të përfundojë në duart e një koalicioni kriminal dhe zhvatës”

Kur është shpërndarë Kuvendi i Kosovës dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, tashmë shume parti i kanë vendosur njëra-tjetrës vija të kuqe për koalicionet dhe bashkëqeverisjen në të ardhmen. Por sipas analistëve politikë, koha e ka dëshmuar se menjëherë pas zgjedhjeve, ato thyejnë premtimet e tyre dhe bëhen përsëri bashkë. Analistët alarmojnë se mund të përsëritet edhe në këto zgjedhje ky skenar, ku Kosova është në rrezik që përsëri të përfundojë në duart e një koalicioni kriminal dhe zhvatës, siç ishte ky i fundit.

Një gjë të tillë e konstaton edhe analisti politik, Gani Qarri.

Megjithëse tashme shume parti i kane vendosur njëra-tjetrës vija të kuqe për koalicionet dhe bashkëqeverisjen në të ardhmen, nisur nga përvoja në të kaluarën, vijat e lartcekura janë vetëm një lojë e partive politike për përfitim votash, pasi që koha e ka dëshmuar se menjëherë pas zgjedhjeve, ato thyejnë premtimet e tyre dhe bëhen përsëri bashkë, për të ardhë në pushtet dhe për të marrë në duar të veta udhëheqjen e vendit”, thotë për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Gani Qarri.

 

Sipas tij, i njëjti skenar i koalicioneve e pret edhe tani Kosovën.

“Për aq më tepër, është pothuajse e sigurtë, se partitë e vogla, e kanë të pamundur ta kalojnë pragun ligjor, pa hyrë në koalicion me partitë më të mëdha e më të sprovuara se vetja, ndaj skenari i koalicioneve pritet të përsëritet edhe në këto zgjedhje, gjë që përbën rrezik për Kosovën, që ajo përsëri të përfundojë në duart e një koalicioni kriminal dhe zhvatës, siç ishte ky i fundit dhe të gjitha koalicionet e mëparshme të cilat nuk arritën asnjëherë që ta qojnë mandatin deri në fund”

Më tej, ai ka shtuar se zgjedhjet e reja nuk pritet të sjellin ndonjë ndryshim në Kosovë, duke vazhduar edhe më tej sundimi i krimit.

 

“Mos dalja në skenë e ndonjë subjekti të ri e të panjollosur politik, krijon frikë të arsyeshme te shqiptarët dhe gjithë qytetarët e Kosovës, se me këmbë të vjetra dhe koka të inkriminuara nga partitë e deritanishme,as këto zgjedhje nuk do te sjellin freskim të skenës vendore,ndryshime pozitive dhe asgjë të mirë, përveç sundimit të mafias e nepotizmit, korrupsionit dhe krimit të organizuar”

(Kosova Sot Online)

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit