Vjen një super lajm nga FSK

Mos i humb

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka organizuar ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Rrustem Berisha, Ministër i FSK-së, tha se sot është një ditë e veçantë për FSK-në dhe për të si ministër, pasi po mbahet ceremonia e diplomimit dhe gradimin e 11 kadetëve.

Berisha shtoi se gjatë periudhës 4 vjeçare kadetët kanë kaluar në sfida të ndryshme.

Gradimi i tyre, sipas ministrit është bërë në fazën më të rëndësishme të FSK-së.

“Gradimi juaj si oficer të Forcës po bëhet në fazë të rëndësishme të zhvillimit të Forcës së Sigurisë, ku edhe pritet që kjo forcë të avancoj me kapacitetet e saja dhe ta ndryshoj misionin aktual”, tha Berisha.

Berisha shtoi se po krijojnë një Forcë profesionale të besueshme dhe një Forcë që është e përfaqësuar nga të gjithë qytetarët e Kosovës dhe në interes të të gjithë qytetarëve të saj.

Është nderë dhe krenari sipas Berishës që FSK-ja nga sot do t’i ketë edhe 11 oficerë të rinj.

Ceremonia është zhvilluar në kazermën ‘Skënderbeu’, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj.

Në ceremoni morën pjesë, Ministri  i FSK-së, Komandanti i FSK-së dhe oficerë të FSK-së.

Të ftuar në këtë ceremoni ishin edhe udhëheqësit shtetërorë dhe institucionalë, mysafirë të shumtë dhe familjarët e kadetëve./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit