Vjenë, fillon samiti joformal i ministrave të Jashtëm të BE-së

Mos i humb

Në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë ka filluar Samiti joformal i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve kandidatë për anëtarësim në Union në kuadër të kryesimit të Austrisë me Këshillin Europian.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini në deklaratën e saj para takimit që do të zgjasë dy ditë, tha se do të trajtohen çështjet si tragjedia njerëzore në Siri dhe marrëdhëniet SHBA-BE në krye me çështjen Izrael-Palestinë.

“Do t’i trajtojmë marrëdhëniet tona përtej oqeanit. Përkundër dallimeve në mendime, bashkëpunimi dhe miqësia jonë me SHBA-të dhe popullin amerikan vazhdon ashtu siç ishte më parë”, tha Mogherini.

Ajo më tej tha se operacioni “Sophia” është e rëndësishme në luftën kundër trafikantëve të njerëzve, dhe se përfundimi i asaj do të shkaktonte rënie në bashkëpunimin e vendeve të rajonit.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, tha se janë takuar për të treguar një qasje të përbashkët për temat siç janë Irani dhe Siria në krye me marrëdhëniet me SHBA-të.

Mbledhja do të përfundojë nesër me konferencën e përbashkët të Mogherinit dhe ministres së Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit