Vjosa Osmani kritikon qeverinë për trajtimin e pandemisë së COVID-19

Mos i humb

Përsëri dosje të reja në zyrat e OVL UÇK-së, pretendohet se janë të Gjykatës Speciale

Edhe sot në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së janë dorëzuar disa dosje. Kryetari i Organizatës...

Përplasja Kosovë-Serbi për Asociacionin, mediat serbe paralajmërojnë bllokim të dialogut

Raundi i radhës i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i planifikuar të mbahet më 28 shtator në Bruksel është vënë në pikëpyetje...

Ja gjërat që ndodhin në trupin tuaj nëse konsumoni një lugë qiqra çdo ditë

Qiqrat janë burim i pasur i fibrave, përmbajnë karbohidrate, yndyrna të shëndetshme dhe shumë vitamania e minerale të tjera.

Sekuestrohen armë, heroinë e kokainë, RENEA e ‘Shqiponjat’ vijojnë aksionet masive në terren, 21 të arrestuar

Duke marrë shkas nga ngjarjet kriminale në vend, Policia e Shtetit është angazhuar në terren për rritjen e sigurisë, si dhe vënien...

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se pandemia e COVID-19 ka shtruar nevojën për ta rritur gatishmërinë në menaxhimin e situatës.

Ajo ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se ka ndarë mjetet për projekte jo të domosdoshme, duke neglizhuar nevojat që ka vendi për përballje me pandeminë.

“Përkundër trendit alarmant, qeveria refuzoi trajtimin e ligjit anti-COVID19 duke e konsideruar të panevojshëm, refuzoi buxhet për maska mbrojtëse dhe vaksina, ankohet se nuk ka mjaftueshëm shtretër, përderisa u jep prioritet investimeve jo të domosdoshme infrastrukturore apo pagesave për avokatët e Gjykatës Speciale”, ka thënë Osmani në një postim në rrjetin social Facebook.

Më 9 korrik, Qeveria e Kosovës nuk e ka miratuar nismën ligjore të Kuvendit të Kosovës për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së koronavirusit. Nisma ka qenë e kryeparlamentares Osmani.

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj pati thënë se qeveria vlerëson se çështjet të cilat synon t’i adresojë kjo nismë legjislative do të përfshihen në kuadër të një projektligji për rimëkëmbje ekonomike pas pandemisë së COVID-19

Osmani ka një raport të ndërlikuar me partinë e saj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila udhëheq me qeverinë.

Kryeparlamentarja Osmani në postimin e saj thekson se viktimat nga koronavirusi “janë rezultat edhe i neglizhencës 20 vjeçare ndaj sistemit shëndetësor të brishtë, i cili megjithëse është konsideruar prioritar në letër, në praktikë nuk po trajtohet si i tillë”.

Të enjten, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 196 raste të reja të të infektuarve. Rezultatet janë në bazë të 475 testimeve.

Sipas IKSHPK, nga sëmundja kanë vdekur edhe 16 duke çuar numrin e të vdekurve në 300. Të shëruar janë konstatuar 134 pacientë.

Që nga muaji mars në Kosovë janë infektuar 9.688 persona, prej tyre 5.480 janë shëruar, ndërkaq raste aktive janë 3.908.

Më herët, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, përmes një reagimi për media, ka kritikuar klasën politike në Kosovë për menaxhim të dobët të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri.

Rritja e numrit të personave të vdekur dhe të të infektuarve, sipas ASHAK-ut, ka shndërruar Kosovën në një vend të izoluar që ka dështuar krejtësisht në menaxhimin e pandemisë.

Qeveria e Kosovës së fundi ka fuqizuar disa masa për parandalimin e përhapjes së pandemisë. Në kuadër të masave obliguese është vendosja e maskës në publik, si dhe reduktimi i stafit nëpër institucionet private dhe publike. Një ndër masat në fuqi është edhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në qytetet me rastet më të shumta.

Nga koronavirusi i ri janë infektuar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, zëvëndëskryeministri, Driton Selmanaj si dhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është prekur nga virusi ndërsa ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë së është shëruar nga sëmundja COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

“Jam dakord me Ilir Metën”, reagon Rama: Sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën si Vjosën kur ishte zv.shef i qeverisë...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir meta për Lumin Vjosë, ku ky i fundit theksoi se e ardhmja...

Kosovë / Dështon për herë të tretë votimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike Covid-19

Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të tretë të votojë në lexim të parë Projketligjin për Rimëkëmbje ekonomike Covid-19.

I zhgënjyer nga shteti, qytetari nga Shijaku detyrohet të kthehet në shtëpinë e prishur nga tërmeti: Jam invalid, 8 muaj as përkrahje, as ndihmë,...

Banori i Shijakut, Klodian Luku, bashkë me 16 anëtarët e tjerë të familjes së tij, kanë jetuar në dy çadra të ngushta...

Vetëm 30 dollarë për një natë, shtëpia e ‘Princit të Bel Air’ jepet me qira!

Seria “Princi i Bel-Air”-it që edhe shënoi fillimin e karrierës së Uill Smith në televizion, feston 30 vjetorin. Dhe...

Më shumë se 30 të vdekur nga zjarret në Kaliforni/ Shkencëtarët: Ngrohja globale pati ndikim të lartë

Zjarret masive të rëna në Kaliforni nga ngritur shumë shqetësime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.