VKM/ Lirohet nga detyra drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare

Mos i humb

Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrisë së Kulturës ka liruar sot nga detyra drejtuesen e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani. Ajo ka drejtuar këtë institucion për 5 vite me radhë.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TЁ BIBLIOTEKËS KOMBЁTARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 11, të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

 V E N D O S I:

Znj. Persida Asllani, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, të lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Vkm

Drejtoresha e liruar nga detyra do t’i dorëzojë menjëherë “çelësat” pasuesit të saj. Ende nuk bëhet e ditur se cilat kanë qenë arsyet që Ministria e Kulturës i është drejtuar Këshillit të Ministrave për t’i kërkuar një vendimi të tillë. Persida Asllani mori frenat e Bibliotekës Kombëtare në gusht të vitit 2014, ndërsa para saj ky institucion është drejtuar nga studiuesi i njohur, Aurel Plasari, një zë aktiv edhe sot në fushën e jetës sociale dhe akademike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit