Vlerësimi: Këshilli i Ministrave i BE-së flak shpresat e vizave për Kosovën

Mos i humb

Këshilli i Ministrave i Bashkimit Europian nuk është treguar aspak “bujar” me vlerësimin që i është bërë Kosovës lidhur me propozimin për liberalizim të vizave.

Pjesa më e rëndë është ajo ku përmendet liberalizimi i vizave për qytetarët e vendit, që përmbyllet me fjalinë se ky vendim akoma është duke u shqyrtuar.

”Taksa 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë duhet të hiqet menjëherë”, thuhet në pikën kryesore të Konkluzave të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian që do të miratohen në mbledhjen e sotme.  Ato përçojnë sinjalet më të këqija për Kosovën qyshkur janë dhënë për herën e parë.

Të ashpra, të qarta dhe shqetësuese, ato duken mjaft alarmante.

Në trembëdhjetë nga katërmbëdhjetë pikat të cilat i ka miratuar Këshilli, kërkohet ndryshim – qoftë një dinamikë e re, qoftë një pozicion ndryshe nga ai që aktualisht mban Qeveria e Kosovës. Pra, kërkohet që Qeveria e Kosovës t’i adresojë ndryshe problemet.

Kritikat e Këshillit të Ministrave janë veçanërisht të ashpra për taksën ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, për punësimet e njerëzve me precedentë penalë (dhe të dënuarit për krime lufte), për mos implementimin e Asociacionit, për mos hapjen e Urës së Mitrovicës, dhe për mënyrën si po trajtohet Gjykata Speciale.

Por, për Qeverinë e Kosovës pjesa më e rëndë është pjesa ku përmendet liberalizimi i vizave për qytetarët e vendit, që përmbyllet me fjalinë se ky vendim akoma është duke u shqyrtuar.

Siç është bërë e qartë, sa i përket taksës kërkesa është e palëkundur: ajo nuk është në frymën europiane dhe po e pengon bashkëpunimin rajonal, e rrjedhimisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Konkluzat e Këshillit adresojnë po ashtu edhe kritikat, që deri tani kësaj qeverie i janë bërë nga shoqëria civile, për mungesën e vendosmërisë në trajtimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit