Vlora Dumoshi mbështet të rinjtë

Mos i humb

Antarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës njëherit asambleiste në Komunën e Prishtinës, Vlora Dumoshi po vazhdon mbështetjen e të rinjve të Prishtinës.

Takimet kishin filluar me grupe të vogla të të rinjëve, më pas brenda një periudhe të shkurtër kohore duke u rritur çdo herë e më shumë numri i tyre jep përshtypje të një suksesi të jashtëzakonshëm.

Si duket këta të rinjë Dumoshin po e shohin si urëlidhësen më të fuqishme ndërmjet tyre, duke u nisur nga ajo që gjithmonë ishte në pozitat kyçe ku diskutohej rinia dhe në bazë të përkrahjes së atëhershme mobilizimi po vazhdon edhe sot.

Entuziazmi, vullneti, dhe numri i madh i këtyre të rinjve që po marrin pjesë në takimet e Dumoshit po sjell zhvillim në Komunën e Prishtinës dhe fuqizim në proceset vendimmarrëse të këtyre të rinjve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit