Volkswagen do të tërheqë 700 mijë vetura Tiguan e Touran për shkak të këtij defekti

Mos i humb

Volkswagen do të fillojë një tërheqje masive për rreth 700 mijë vetura të modelit Tiguan e Touran në të gjithë botën. Ky lajm është zbuluar revista gjermane, Kfz-Betrieb.

Sipas këtij publikimi, lagështia mund të shkaktojë një qark të shkurtër në shiritin e LED-it i cili gjendet në kulmin panoramik e nxehtësia e gjeneruar nga kjo mund të shkaktojë dëme në kulm të veturës.

Në rastet më të këqija, kjo mund t’i vë flakën veturës, transmeotn koha.net.Ky informacion ende nuk është konfirmuar nga vet prodhuesi, por Kfz-Betrieb e edhe Reuters kanë cituar një punëtor të pa identifikuar brenda Volkswagenit.

Në këtë raportin thuhet se do të tërhiqen në total 700 mijë vetura të këtyre dy modeleve, 52.500 prej tyre të shitura në Gjermani, ndërsa pjesa tjetër më e madhe e tyre në shtetet evropiane, por disa edhe në rajone të tjera të botës./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit