Volkswagen mbyll deri në 7000 vende pune

Mos i humb

Prodhuesi gjerman i automjeteve Volkswagen AG ka paralajmëruar se në katër vitet e ardhshme do të shkurtojë deri në 7000 vende pune.

Gjiganti i industrisë automobilistike nga Wolfsburgu në njoftimin e tij thotë se vendet e punës do të mbyllen për shkak të automatizimit intensiv “të punëve rutinë”.

Kompania më tej shton se nuk do të ketë lëshim masiv të punonjësve por reduktimi i vendeve të punës do të realizohet ashtu që nuk do të pranojnë punonjës të rinj në vendet e atyre që pensionohen.

Nga ana tjetër Volkswagen njoftoi se do të hapë 2000 vende të reja të punës në sferën e zhvillimit teknologjik.

Hapat e Volkswagen-it janë në përputhje me rritjen e fitimit në katër vitet e ardhshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit