Volkswagen shënon rritje të fitimeve

Mos i humb

Volkswagen në tremujorin e tretë ka realizuar neto fitim më shumë se dyfish, edhe pse shitjet shënuan rënie për shkak të vonesave për certifikimin e automjeteve për testimet e reja të emetimeve.

Fitimi është rritur në 2.76 miliardë euro (3.14 miliardë dollarë) nga 1.07 miliardë në tremujorin e një viti më parë. Të ardhurat e shitjeve u rritën 0.9 për qind në 55.2 miliardë euro.

Megjithatë, shitjet e automjeteve shënuan rënie për 3.6 për qind në tremujor, në 2.54 milionë, pasi kompania nuk arriti të marrë automjete e certifikuara në kohë për testimet e reja të emisioneve që synojnë të reflektojnë më shumë nivelet e ndotjes bazuar në atë se si njerëzit në të vërtetë vozisin. Testet e reja hynë në fuqi më 1 shtator./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit