Vota e këtij deputeti ua siguron vizat kosovarëve

Mos i humb

Koalicioni qeverisës thotë se i ka siguruar 79 vota për ta votuar marrëveshje e kufirit me Malin e Zi. Por shpresat i kanë edhe tek vota e njërit nga anëtarët e Listës Serbe.

Adem Hodza, do të jetë vendimtar nëse do të kalojë ose jo marrëveshja e Demarkacionit, duke u bërë kështu i 80-ti që i jep epilog kësaj marrëveshje. Marrëveshjet ndërkombëtare kërkojnë votimin e 2/3 të votave.

Kuvendi i Kosovës ka vendosur që të martën nga ora 16:00 të mbahet seanca për Demarkacionin me Malin e Zi. Kjo datë është vendosur pasi seanca për këtë çështje kishte dështuar të mbahej tre herë radhazi. Shkak i gjithë kësaj ishte mungesa e votave.

Koalicioni qeverisës aktualisht i ka 79 vota që do ta votojnë marrëveshjen. Gjithmonë duke e llogaritur edhe votën e Donika Kadajt e cila iu ribashkua partisë së Haradinajt të cilën e braktisi dy vjet më parë, për t’u bërë pjesë e partisë së Kurtit. E që më vonë edhe Kadaj u rreshtua krahë 11 deputetëve të tjerë që dhanë dorëheqje nga strukturat e VV’së. Ndonëse deri më tani, e njëjta ishte shprehur kundër kësaj marrëveshje.

Sidoqoftë, aktualisht, koalicioni është në kërkim të votës së 80’të. Atë të deputeti Adem Hodza. Ky i fundit është anëtar i partisë së goranëve (JGP), por që në Kuvend është pjesë e grupit parlamentar të Listës Serbe.

Express mëson se Hodza është pajtuar ta votojë marrëveshjen me Malin e Zi, pas një takimi që e kishte zhvilluar ditë më parë më nënkryetarin e AAK’së, Pal Lekajn, njëherësh edhe ministër i Infrastrukturës.

Madje kjo fuqizohet edhe më shumë nga fotografitë e publikuara në rrjetin social Faceboook të Pal Lekajt.

Lekaj e ka konfirmuar tërthorazi votën pro të këtij deputeti për Demarkacionin. Lekaj i cili është edhe ministër i Infrastrukturës, ka thënë se Hodza ia ka premtuar votën koalicionit qeverisës, që nëse mbledhin 79 vota, ai do ta japë votën që do ta bënte dallimin për ratifikimin e demarkacionit.

Gazeta Express ka provuar të kontaktojë me deputetin goran Hodza, por ai nuk u është përgjigjur thirrjeve e as sms’ve për ta qartësuar qëndrimin rretho votës së tij

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit