Vota në OKB, Kryemadhi: I kushtëzuar nga tutorët e Ramës

Mos i humb

“Vota e 21 dhjetorit ishte faqja më e errët në historinë e politikës së jashtme të Shqipërisë. Kjo është një votë kundër interesave mbarëkombëtare shqiptare”, u shpreh Monika Kryemadhi ditën e sotme në Kuvend sa i përket votës së Shqipërisë në OKB për Jeruzalemin.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim theksoi se argumentet e ngritura nga mazhoranca nuk mund të qëndrojnë dhe të bindin dot njeri. “Argumenti që Shqipëria ndoqi BE, është vetëm një mashtrim”, tha ajo.

Për Kryemadhin, kjo do të thotë se Edi Rama nuk kishte asnjë shtrëngim nga partnerët evropian.

“Qëndrimin e shqiptarëve ne i kemi dëgjuar qartë, jo vetëm në vend, por edhe në diasporë, asaj diaspore që Edi Rama i uli kokën me veprimin që bëri. Kryeministri ynë nuk është tjetër vetëm një bylmez. Rama duhet të kishte kujtuar se sa shumë i detyrohen shqiptarët SHBA-ve. Qëndrimi ka qenë i kushtëzuar nga tutorët e Ramës. Shqipëria dhe Shqiptarët kanë qenë mirënjohës ndaj SHBA”, u shpreh Kryemadhi./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit