Votat për Demarkacionin: ja kërkesat që “Srpska” pritet t’ia parashtrojë Ramushit

Mos i humb

Ramush Haradinaj u pajtua që marrëveshja për Demarkacionin të cilën e kundërshtoi aq shumë të ratifikohet, kjo pasi u arrit një marrëveshje e re me Malin e Zi që të rishikohen gabimet eventuale, por ai tashmë ka një telashe të re, pra i duhen votat e Listës Serbe.

Është vet Haradiaj që e konfirmoi një gjë të tillë.

“Koalicioni qeverisës 61 vota i ka por besoj e dini se marrëveshjet ndërkombëtare ratifikohen me 2/3 e votave që nënkuptojnë 80. Besoj se seanca mund të mbahet edhe javën që vjen. Gjatë javës besoj shumë se do të jenë votat”, tha Haradinaj.

Ai tha se nuk kanë biseduar ende me “Srpska”-n por paralajmëroi se do ulen në tavolinë me këtë parti që merr urdhëra nga Beogradi.

Po ç’do të kërkojë në këmbim të votave “Srpska”?

Mbajtja e seancës për Demarkacionin tashmë është në duar të Listës Serbe dhe se ajo nuk pritet të thirret derisa kjo parti të bëjë pazarin që i konvenon, pra nuk do japë votat pro pa ju plotësuar kërkesat.

Siç dihet më kryesorja është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe apo siç njihet ndryshe “Zajednica”. “Srpska” do të kërkojë nga Ramushi një datë të saktë se kur do themelohet ky Asociacion, dhe disa herë kanë thënë se kjo duhet të ndodh brenda këtij vitit.

Poashtu do të kërkojë që ky Asociacion të themelohet sipas marrëveshjes së 2013-tës, pra të ketë kompetenca ekzekutive, kurrfarë pushteti mbi të institucionet kosovare, e assesi nuk do pranojnë të jetë një lloj organizate joqeveritare.

Kërkesa tjera mund të jenë që kjo parti të ketë edhe zv.drejtorin e Agjencisë Kosovare për Intelegjencë dhe zv.komandatin e Forcës sëSigurisë së Kosovës.

Mbetet të shihet se cila do jetë marrëveshja mes partnerëve të koalicionit për çështjen në fjalë, por Haradinaj nuk do e ketë aq lehtë t’ia marrë votat Listës Serbe për Demarkacionin pa ja miratuar kërkesat e saj.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 23 dhjetor 2015, vlerësoi se disa nga parimet e përgjithshme të marrëveshjes për Asociacionin, të datës 25 gusht 2015, nuk ishin në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe se këto parime duhet të jenë në pajtueshmëri me standardet kushtetuese të Republikës së Kosovës. Asociacioni i komunave me shumicë serbe, buron nga Marrëveshja e Parë e Parimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel më 19 prill të vitit 2013. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit