Votuan “Brexit”-in, britanikët kërkojnë pasaporta europiane

Mos i humb

Rama nesër në Athinë, takim tet a tet me kryeministrin grek Mitsotakis. Ja për çfarë diskutohet

Kryeministri Edi Rama mbërrin nesër rreth pasdites në Athinë. Kryeministri shqiptar merr pjesë në forumin e “Economist” me temë “Europe: Reinforcing cohesion...

“Po përdor administratën për zgjedhjet e 25 prillit”, PD padit drejtorin e Ujësjellësit Rrogozhinë, publikon denoncimin

Partia Demokratike ka paditur drejtorin e Ujësjellësit të Rrogozhinës, Skender Dedej, duke e akuzuar se po përdor administratën për zgjedhje.

Vazhdon të rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Indi, Brazil dhe Meksikë

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.132 vdekje, në Brazil 987, ndërsa...

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, ndërron jetë 35-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Kombit. Aksidenti ka...

 

Një raportim i fundit i BBC-së tregon se, që pas referendumit për “Brexit” është shënuar një rritje e ndjeshme e kërkesave të britanikëve për pasaporta të vendeve të tjera të BE-së.Në vitin 2017, sipas të dhënave të siguruara nga rrjeti britanik BBC, ekzaktësisht 12.994 shtetas britanikë kanë siguruar shtetësinë e një prej 17 vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Europian, vende prej të cilave janë siguruar edhe të dhënat. E po ta krahasosh këtë shifër me 5.025 kërkesat e vitit 2016 apo vetëm 1.800 kërkesave të vitit 2015, duket qartësisht një rritje tejet e ndjeshme.

Shtetësia më e kërkuar ka qenë ajo gjermane, që ka pësuar një rritje të konsiderueshme nga vetëm 594 raste në vitin 2015 në plot 7.493 raste në 2017-n. Rritja supozohet të jetë rezultat i britanikëve që arrijnë të përmbushin kriteret e nevojshme për të ruajtur të drejtat e tyre ligjore që gëzojnë nga anëtarësimi në Bashkimi Europian.

Shifrat e vitit 2017 janë thuajse 7-fishi i niveleve të 2015-s. Por, kjo rritje dramatike është thuajse e njëtrajtshme edhe në shumë vende të tjera. Franca për shembull rezulton vendi i dytë më popullor, shtetësia e të cilit është kërkuar nga britanikët në 1.518 raste gjatë vitit të kaluar, krahasuar me 320 të tilla të vitit 2015. Edhe Belgjika mbetet e preferuar, me 1.381 pasaporta të dhëna vitin e kaluar, krahasuar me 127 të vitit 2015.

Një rritje thuajse 10-fish edhe për Republikën e Irlandës, me 529 kërkesa në vitin 2017 nga 54 përpara 3 vitesh. Gjithsesi, ky raportim nuk përfshin aplikimet për pasaportat e reja irlandeze nga një pjesë gjithnjë e më e madhe e popullit që e kanë pasur të drejtën për shtetësi irlandeze, për shkak se janë lindur për shembull në Irlandën e Veriut.

Pasaportat e reja të tyre do t’u garantojnë zotëruesve të drejtat për të udhëtuar, jetuar dhe punuar kudo në Bashkimin Europian pas “Brexit”-it, e këto të drejta mund t’ua kalojnë edhe fëmijëve të tyre. Në shumicën e rasteve të pasqyruara në këtë raport, shtetasit e përfshirë kanë mbajtur njëkohësisht edhe nënshtetësinë britanike, duke u bërë me nga dy nënshtetësi.

Top Channel
- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Maskat transparente dhe ato me valvule, të rrezikshme për përhapjen e coronavirusit

Njerëzit që mbajnë maska plastike në fytyrë, ose edhe ato që janë të pajisura edhe me një valvul, mund të shpërndajnë spërkla...

Danimarka shtrin kufizimet antiCOVID-19 në të gjithë vendin! Rekord infeksionesh në Holandë

Danimarka do të shtrijë kufizimet antiCOVID-19, tashmë të vendosura në zonën e Kopenhagës, në të gjithë vendin dhe do të vendosë masa...

Vazhdon të rritet bilanci i viktimave nga COVID-19 në Indi, Brazil dhe Meksikë

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.247 vdekje, në Brazil 858, ndërsa...

Kryevirologu amerikan gati të vërë bast: Vaksina e sigurt në nëntor, por nuk përjashtohet edhe në tetor

Kryevirologu amerikan Anthony Fauci është gati të vërë bast për një vaksinë efektive që do të jetë gati në nëntor ose dhjetor...

Facebook akuzohet se “po i vëzhgon” përdoruesit e Instagram-it përmes kamerave

Facebook Inc. përsëri po paditet për gjoja spiunim në përdoruesit e Instagram, këtë herë përmes përdorimit të paautorizuar të kamerave të tyre...