“Vrasja” e Valbonës, Përparim Kabo: Ortakllëk! Të mos shkatërrohet natyra

Mos i humb

“Ortakllëk, kështu quhet ajo që po ndodh në Valbonë. Njëri e dha lejen, tjetri po e ndërton. I pari, çuditërisht me origjinë nga ajo zonë, ndërsa i dyti thotë se nuk e ka bërë ai, por paraardhësi. U qepën edhe Vjosës, po ashtu si Valbona”.

Kështu e përshkroi profesor Përparim Kabo, i ftuar në “Top Talk”, atë që po ndodh mbi lumin Valbonë me ndërtimin e hidrocentraleve, një temë e sjell në vëmendjen edhe një natë më parë në “Top Story”.

Kabo theksoi se nëse duhet të prodhojmë energji, duhet të shikojmë nga energjitë alternative dhe të mos shkatërrojmë natyrën.

“Profesor Emin Misliu mund të pyetet. Ka një vendim zyrtar, me vendim qeverie të viteve ’50, që nuk lejohen ndërtime hidrocentralesh në Valbonë. Po kështu iu qepën edhe Vjosës. Një vit më parë, OKB ka aprovuar një program që quhet “Axhenda 2030”, ku e gjithë bota do të merret me energjinë e rinovueshme, me energjinë diellore dhe të erës. As akademia jonë e Shkencave, as institutet e specializuara, as ministritë e linjës nuk e kanë paraqitur strategjinë kombëtare të Shqipërisë për t’u bërë pjesë e kësaj axhende. Nëse duam të prodhojmë energji, duhet të shikojmë nga energjitë e tjera dhe nuk ke pse prish natyrën”, tha Kabo./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit